FSK-ja ka ndihmuar familjet në nevojë në Mitrovicë

FSK-ja ka ndihmuar familjet në nevojë në Mitrovicë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndihmuar familjet në nevojë në komunën e Mitrovicës. Gjatë këtij aksioni humanitar, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpërndarë mjete financiare dhe pako higjienike e ushqimore. Këto mjete janë grumbulluar gjatë aksionit vullnetar “Vrapo me FSK-në, Mitrovica 2017”, i cili u organizua gjatë muajit prill  nga  ushtarët dhe oficerët e FSK-së. Gjatë shpërndarjes së këtyre fondeve, përveç oficerëve të FSK-së,  i  pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim  Nimani, i cili përgëzoi FSK-në për realizimin e  këtij aksioni dhe njëherësh   falënderoi pjesëtarët  e saj  për ndihmën e ofruar, të cilën e vlerësoi  si mjaft të nevojshme për qytetarët e kësaj  komune.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …