Thaçi

Kryetari Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë

Me ftesë të Mbretit, Abdullah II bin Al-Hussein, kryetari, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë. Gjatë qëndrimit në Aman, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Abdullah II bin Al-Hussein , me të cilin do të bashkëbisedojnë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Në këtë takim përveç temave politike, do të diskutohet për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar, të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. Një temë e veçantë do të jetë edhe kordinimi i dy shteteve  në luftimin e terrorizmit. Gjatë kësaj vizite, kryetari Hashim Thaçi, do të merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …