Ministri Zharku përuroi fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Liqeni i Badovcit- Mramor-Grashticë

Ministri Zharku përuroi fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Liqeni i Badovcit- Mramor-Grashticë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë përuroi fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë. Me këtë rast, ministri Zharku theksoi: “Po vazhdojmë me financimin e ndërtimit të rrugëve në komunën e Prishtinës. Kjo rrugë është pjesë e qarkores së Prishtinës, e cila ka qenë e planifikuar të ndërtohet më parë, pra është një zgjerim i rrugës aktuale në gjatësi prej 5 kilometrash dhe besojmë se do të jetë një ndihmë për banorët, e cila do të shfrytëzohet edhe si rrugë lidhëse për të gjithë ata që udhëtojnë në drejtimin Gjilan-Prishtinë apo që kanë destinacion Besianën. Aktualisht, jemi në përgatitje të rikostruktimit të plotë të urës së Veternikut, ku do të investohet 2 milionë euro. Më këto po i përbyllim investimet në rrugët unazore  të Prishtinës, ka thënë mes tjerash ministri Lutfi Zharku.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …