Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ia vuri zjarrin flamurit grek në fshatin Kranë të Delvinës

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ia vuri zjarrin flamurit grek në fshatin Kranë të Delvinës

Sot, në mëngjes rreth orës  6:00 aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të prirë nga kryetari i saj Tahir Veliu ulën dhe ia  vunë zjarrin flamurit grek në fshatin Kranë të Delvinës, që një javë më parë ishte ngritur nga përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë, si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA dhe ES1914, ku morri pjesë edhe poeti dhe shkrimtari i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo, në praninë e të cilit ekstremistët fashist grek ngritën edhe flamurin terrorist të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar pak ditë më parë kishte paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj provokimeve të ekstremistëve grekë.”Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka vepruar dhe do të veproj ndaj çdo provokimi dhe në asnjë çast nuk do të lejoj fqinjët tanë shovinistë të cenojnë integritetit dhe sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është e gatshme t’u kundërpërgjigjet me reciprocitet të plotë të gjithë armiqve të kombit shqiptar,” deklaroi kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar gjithashtu ka dëmtuar edhe përmendoren e terroristit grek, Thimio Lolis, i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri. Që nga viti 2010 Vangjel Dule dhe Vasil Bollano kanë vendosur ilegalisht përmendoren e këtij terroristi në Kranë të Delvinës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …