Policia angleze ka konfirmuar 19 të vdekur dhe rreth 50 të tjerë të plagosur nga shpërthimi në Manchester Arena

Policia angleze ka konfirmuar 19 të vdekur dhe rreth 50 të tjerë të plagosur nga shpërthimi në Manchester Arena

Policia e Mançesterit ka njoftuar se tash për tash 19 veta  janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 50 të tjerë të plagosur, si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në fund të koncertit të Ariana Grandes në Manchester Arena. “Rreth orës 22:35 të hënën më 22 maj 2017, policia ka marrë njoftimin për një shpërthim në Manchester Arena”. “Tash për tash, ky incident po trajtohet si sulm terrorist derisa policia të ketë ndonjë informacion tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë së Mançesterit. Policia ka kërkuar që të përcillet faqja e tyre për informacione të sakta në vijim, në mënyrë që të mos krijohet panik. Po ashtu, autoritetet kanë njoftuar se do të bëhet një shpërthim i kontrolluar dhe kanë kërkuar nga banorët që të mos shqetësohen.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …