Frederica Mogherini: Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut

Mogerini fton Zaevin në darkën me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini ftoi Zoran Zaevin në darkën joformale në Bruksel, si “të përcaktuar për kryeministër”. Ndonëse Zaev është ende vetëm mandatar për formimin e qeverisë së re, ai nesër është ftuar si një nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiç njoftoi se në darkën e nesërme do të bisedohet rreth ngjarjeve të fundit në rajon dhe të shihet se si të gjitha vendet mund të shkojnë përpara. “Darka gjithashtu do të jetë vazhdim i vizitës së Përfaqësueses së Lartë, Mogherini në rajon në mars të këtij viti” është shprehur Kocijançiç. Në darkën joformale në Bruksel përveç mandatarin Zoran Zaev të ftuar në darken joformale janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …