Qeveria e Serbisë bëhet gati ta rrënojë një xhami në ndërtim e sipër në Beograd, ku dikur kishte 274 faltore të tilla

Qeveria e Serbisë bëhet gati ta rrënojë një xhami në ndërtim e sipër në Beograd, ku dikur kishte 274 faltore të tilla

Beogradi dikur kishte 274 xhami e mesxhide, tani ke mbetur vetëm një dhe ajo rrezikon të rrënohet, meqë nuk ka leje ndërtimi. Xhamia po ndërtohet me mjete vetanake të besimtarëve, në vendin e quajtur  “Fusha e Zemunit”. Në atë vend,  pa leje është ndërtuar edhe kisha ortodokse serbe si dhe  më shumë se 500 objekte të tjera. Ekipi qeveritar i rrënimit, në shenj të ditës së Beogradit ishin nisur për ta rrënuar xhaminë, të cilën e kanë ruajtur besimtarët islamë të vendit. Myezini i xhamisë, Dashtim Gashi ka treguar për Al-Xhazira se me ditë të tëra ai dhe besimtarët islamë po mbajnë kujdestari,  me qëllim për të mos lejuar rrënimin e faltores  së tyre, në vendin ku jetojnë më shumë se 500 familje me fe islame.

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …