Greqia kërkon naftë në Kuadratin “Joni 2", që ndodhet brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë

Greqia kërkon naftë në Kuadratin “Joni 2″, që ndodhet brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë

Qeveria greke ka dhënë me koncesion kuadratet detare dhe tokësore në zonën e veriut deri në Peloponez nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar në Athinë në Ministrinë greke te Energjetikës, nga ministri Jorgos Stathakis dhe kompanive fituese të koncesioneve. Ministria greke publikoi vetëm marrëveshjen dhe jo hartën detare ku do të kryhen kërkimet fizike, duke shtuar dyshimet se ato do të prekin pjesën e negociueshme mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë për kërkimet në tokë, harta dhe koordinatat u publikuan normalisht. Mes zonave të dhëna me koncesion është “Joni 2″, që është kuadrati që shtrihet në veri të ishullit të Korfuzit, një pjesë e të cilit mbivendoset në zonën e diskutueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kuadrati “Joni 2”, ndodhet brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë, por në bazë të marrëveshjes së demilitimit të ujërave me Greqinë mes ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha dhe ministres greke,Dora Bakoyannis, një pjesë e madhe e tij, i kalon zonës ekskluzive ekonomike të Greqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …