Lunacek: Të votohen ata që luftojnë krimin e organizuar

Lunacek: Të votohen ata që luftojnë krimin e organizuar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka bërë thirrje që të mos votohen njerezit të cilët nuk i garantojnë qytetarët e Kosovës se do t`i plotësojnë dy kushtet për liberalizim të vizave: demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar. Këtë e bënë të ditur Instituti Cilësorë për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT), i cili në bashkëpunim me “BETA e.V” nesër nga ora 10:00, organizojnë Konferencën 6 ditore “Model European Union Kosova 2017” e cila mbahet në Kuvendin e Kosovës me datë 6 qershor.

Fjalë rasti pritet të mbajnë:

1. Ulrike Lunacek – Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian

2. Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit

3. Arsim Bajrami – Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

4. Mimoza Ahmetaj – Ministre e Integrimit Evropian

5. Osman Shahini – Sekretar gjeneral ne Ministrinë e Diasporës

6. Xhevat Bajrami – Drejtor i departamentit për rini në MKRS.

Nesër përfundimisht do te behet votimi mbi dy draft rezolutat për temat e trajtuara gjate konferencës:

– Luftimi i krimit te organizuar dhe Terrorizmit

– Liberalizimi i vizave për Kosovën

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …