Rexhepi: Qeveria e ardhshme t’i heq mëditjet

Rexhepi: Qeveria e ardhshme t’i heq mëditjet

Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se qeveria e ardhshme duhet t’i heq mëditjet për deputetët. “Shumë persona me përgjegjësi publike e politike si burim të pasurimit kanë deklaruar edhe të ardhurat nga mëditjet! Çka janë mëditjet? Një pagesë shtesë për mbulimin e shpenzimeve të veçanta që mund të kenë ata, e jo kursim, apo pasurim. Qe problemi të arrije deri në skandal është fakti se dikush nga mëditjet ka ‘kursyer’ sa paga vjetore e një mjeku. Qeveria e ardhshme duhet të merret me këtë problem – të heq mëditjet për pjesëmarrje në mbledhjet e trupave të Kuvendit të Kosovës (për deputetët mjafton paga), kurse për udhëtime jashtë vendit mëditja të nivelizohet me shpenzimet ditore në shtetin përkatës. Paratë e mbetura nga këto udhëtime duhet të kthehen në konto të buxhetit”, ka shkruar Rexhepi në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …