Ministria e Arsimit

Këtë vit në shkolla të mesme regjistrohen rreth 33 mijë nxënës

Ministria e Arsimit njofton se këtë vit, në shkollat e mesme të Kosovës do të regjisrohen 33 mijë e 246 nxënës, reth 13 mijë në gjimnaze ndërsa afër 20 në shkolla profesionale. Drejtorja e Departamentit për Politika në Arsimin Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Valbona Fetiu-Mjeku, ka njoftuar se kritere për regjistrim janë pikët e testit dhe suksesi nga shkolla fillore. Konkursi për regjistrim ka qenë i hapur nga data 19 qershor e deri më sot,  ndërsa komunikimi i rezultateve do të bëhet më 28 qershor. Afati i dytë për regjistrim plotësues për nxënësit e shkollave të mesme do të jetë nga data 21 deri 23 gusht, ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet më 28 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …