Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuqiç

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar për detyrën e re në krye të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar detyrën e re në krye të shtetit të Serbisë,  Aleksandar Vuçiqit, me ç rast ka bërë të ditur se të dy do të angazhohen për të vazhduar më tej dialogun Kosovë – Serbi. “Në një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, thuhet në postimin e Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Zejnullah Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Zejnullah Gashi edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në një ceremoni të …