Ministri Shala ngushëllon familjen e ish-futbollistit të Lirisë Agim Maloku

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala me rastin e vdekjes së ish-futbollistit të Lirisë  Agim Maloku, ngushëllon familjen e tij. Në telegram ndër të tjera thuhet:

E nderuara familja Maloku,

Lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, të ish-futbollistit të Lirisë, kontribuuesit të madh të futbollit të Kosovës, Agim Malokut, e morëm me pikëllim të madh. Ndarja nga jeta e Agimit, është një humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë e tij, për Lirinë, për FFK-në por për tërë futbollin e Kosovës. Legjenda e Lirisë, Agimi, ka qenë një prej futbollistëve të shquar i cili i ka qëndruar besnik klubit, duke e përfunduar karrierën aty. Ai, me angazhimin e tij, ka qenë i përkushtuar edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës, që prej fillimit të pavarësimit të futbollit të Kosovës deri në ndërkombëtarizimin e tij, në UEFA e FIFA. Me kontributin e tij, Agimi, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur në botën e futbollit, të jetë i vlerësuar dhe fjala e tij të zë vend. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar dhënë për futbollin e Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Agim Malokut. Thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Shala dërguar familjes së ish-futbollistit të Lirisë  Agim Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …