Astrit Patozi

Astrit Patozi: Në rrugën time për kryetar të PD-së nuk më ndalin kërcënimet e Lulzim Bashës

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Astrit Patozi, akuzoi  kryetarin aktual, Lulzim Basha se nuk do garë brenda Partisë, meqë e di që nëse futet në një garë të barabartë del humbës prej saj. Patozi foli për kërcënime në adresë të tij dhe përçoi një mesazh për Lulzim Bashën. “Ka një ndërmarrje prej 30 personash. I jap këshillë që nuk më impresionohem fare nga sulmet online me pagesë në adresën time dhe kolegëve të mi dhe për këtë kam prova. Unë nuk impresionohem nga këto, pasi në 3 të mëngjesit apo të drekës unë dal vetëm në rrugët e Tiranës. E pakëndshme që në partinë time ka një teknologji kundër nesh. Patozi e quajti farsë garën me Eduart Selamin, madje hodhi dyshime edhe në lidhje me kandidimin e këtij të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …