Malisheva organizon Festivalin Folklorik “Oda e Llapushës”- edicioni i katërt

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe më gjer, artdashësit, rapsodët, Shoqëritë kulturo-artistike, Ansamblet e këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat shqiptare se, më 1 dhe 2 gusht, prej orës 19:00, komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- Edicioni i katërt. Festivali organizohet në kuadër të shënimit të ditëve të mërgatës. Festivali ka karakter garues,  dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar. Krahas festivalit do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …