Xhavit Haliti: Hasan Prishtina është një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar

Haliti: I besoj fjalëve të Haradinajt dhe PDK-së se i kemi votat për qeverinë

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka shprehur besimin se gjatë javës së ardhshme do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe se do të formohet qeveria e re e vendit. Ai në televizionin publik tha se i beson kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj dhe PDK-së se kanë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.  “Unë dua t’i besoj fjalëve të Haradinaj dhe PDK-së se i kemi votat”, ka thënë Haliti. Për më tepër, Haliti ka thënë se beson që gjatë javës së ardhshme do të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re. Ai ka thënë se PDK-së i takon me Kushtetutë kryetari i Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka shtuar se nuk do të jetë në garë me Kadri Veselin për postin e kryetarit të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …