Duke komentuar takimet e zyrtarëve të lartë të Serbisë me përfaqësues të Gjykatës Speciale, avokati, Arianit Koci ka thënë se këto takime janë shqetësuese. Ai ka thënë se përderisa presidenti serb, Aleksander Vuçiq takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, përfaqësuesit e organeve relevante në Kosovë nuk e kanë as informacionin më të vogël se çfarë po ndodh. Interesi i jonë është që të hetohet çdo dyshim, për krimet eventuale monstruoze që janë paraqitur në raportin e Dick Martyt. Por, assesi nuk mund të qëndrojmë duarkryq, kur po e shohim se ata me të cilët luftuam, me këtë rast po mendoj nē mbetjet e regjimit millosheviqian, e jo në popullim serb, po punojnë aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës. Të njëjtit, kanë interes esencial që luftën e UÇK-së ta njollosin sa më shumë. Prandaj, duhet ti parandalojmë subverzionet informative të organeve të sigurisë të Serbisë, ka porositur avokati, Arianit Koci.
