LDK-ja dhe Vetëvendosja

LDK-ja dhe Vetëvendosja ende duket se janë larg pajtimit lidhur me postin e kryeministrit

Në kërkim të koalicioneve pas zgjedhore për formimin e institucioneve, ka pasur një takim të ri ndërmjet drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zyrtarë nga të dyja partitë politike kanë thënë se diskutimi ndërmjet liderëve: Visar Ymeri dhe Isa Mustafa është fokusuar në program dhe në përpjekjet për harmonizimin e tij ndërmjet dy subjekteve. Ky ka qenë takimi i dytë zyrtar ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Të dyja partitë janë larg pajtimit vetëm lidhur me postin e kryeministrit, në segmentet e tjera duket se do të pajohen lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Menderes Ibra: Të mos humbësh kohën

Menderes Ibra: Prerja ilegale e pyjeve vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore të sektorit të pylltarisë në Kosovë

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra ka tërhequr vërejtjen për pasojat që …