Kandidati i PAN-it, Ramush Haradinaj është duke punuar për krijimin e një Qeverie me bazë të gjerë

Kandidati i PAN-it, Ramush Haradinaj është duke punuar për krijimin e një Qeverie me bazë të gjerë

Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, ka konfirmuar se kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, është duke u angazhuar për krijimin e një Qeverie me bazë të gjerë. Ende nuk janë dhënë detaje se kush nga partitë mund t’i bashkohet këtij koalicioni, por rezultatet e konsultimeve priten të mësohen brenda javës. Partnerët e koalicionit janë në fazën e konsultimeve me partnerët e mundshëm jo për krijimin e numrave, për të cilët po spekulohet skajshëm, por për krijimin e një baze më të gjerë politike qeverisëse e që rezultati i këtyre konsultimeve do të dihet menjëherë pasi Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht ta marrë mandatin për krijimin e Qeverisë. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, e cila konfirmon bisedimet të cilat janë duke u zhvilluar në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …