OKB: Prej janarit deri në korrik, në Afganistan janë janë vrarë 1. 662 civilë, ndërsa janë plagosur 3.581

OKB: Prej janarit deri në korrik, në Afganistan janë janë vrarë 1. 662 civilë, ndërsa janë plagosur 3.581

Sipas një njoftimi të OKB-së, numri i civilëve të vrarë në Afganistan nga luftimet mes forcave kryengritëse talebane dhe forcave qeveritare, të mbështetura nga NATO-ja, ka shënuar shifrën më të madhe në 15 vitet e luftimeve. Prej janarit deri në korrik të këtij viti, janë vrarë 1. 662 afganë, ndërsa kanë marrë plagë të rënda e të lehta 3.581. Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve 23 për qind janë gra e po aq edhe fëmijë. Në sulmet vetëvrasëse të talebanëve gjatë kësaj periudhe kohore janë vrarë 259 afganë, ndërsa janë plagosur 892.  Nuk është publikuar raporti mbi pësimet e forcave qeveritare dhe ato të NATO-s. Lufta 15-vjeçare në Afganistan u ka marrë jetën qindra mijëra banorëve të këtij shteti,  ndërsa luftimet jo vetëm që nuk kanë të ndalur, por ato po marrin përmasa edhe më tragjike e fatale për popullatën civile këtij shteti, i cili 10 vite kishte luftuar për t’u çliruar nga regjimi i Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që 15 vitet e fundit  forcat kryengritëse po e luftojnë Qeverinë kukull në Kabul, që konsiderohet qeveri kuislinge, e papranuar nga kryengritësit talebanë, të cilët shënjestër të tyre kanë sidomos forcat qeveritare dhe forcat e huaja. ( Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …