Lutfi Haziri gjatë ditës se stome e shpall kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri: LDK-ja nuk ka vota për PAN-in

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka quajtur spekulime deklarimet se dy-tre deputetë të kësaj partie do të votojnë pro qeverisë Haradinaj. Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka vota për koalicionin PAN. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka pohuar se, pavarësisht prej mospajtimeve të mëhershme, janë duke u angazhuar për të hapur një kaptinë të re të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka theksuar se koalicioni LAA dhe LV-ja e përfaqësojnë shumicën politike shqiptare (61 vota) dhe mund t’i formojnë institucionet e reja. Haziri ka përjashtuar çdo mundësi që partnerët e tyre, AKR-ja dhe Alternativa, ta tradhtojnë LDK-në dhe t’i bashkohen PAN-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …