Shtatë vjet nga deklarata e GJND-së për pavarësinë e Kosovës

Shtatë vjet nga deklarata e GJND-së për pavarësinë e Kosovës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 ka vlerësuar se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë.  “Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”, kishte deklaruar Ovada.  Ovada theksoi se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia kishte dërguar në këtë organ të drejtësisë, kundër shpalljes së pavarësisë së Kovës.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …