Scott: Uashingtoni do të mbështes çdo zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Kyle Scott: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Serbi, Kyle Scott, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. “Ajo çfarë ka kërkuar Brukseli, gjë të cilën e kanë pranuar Kosova dhe Serbia, është koncepti i normalizimit të raporteve të ndërsjella dhe shpresoj që së shpejti do të shohim një përparim në dialogun e Brukselit”, ka thënë Scott për gazetën serbe “politika”. Ambasadori amerikan thotë se SHBA-të dhe Serbia nuk pajtohen lidhur me çështjen e Kosovës, sepse SHBA e ka njohur pavarësinë e Kosovës kurse Serbia jo, por të dyja palët pajtohen se duhet të shfrytëzohet dialogu i Brukselit në mënyrë që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë të shkojnë drejt normalizimit më të mirë. “Tash nga të dyja palët pritet që të plotësojnë të gjitha obligimet që kanë marrë në kuadër të këtij procesi”, tha Scott.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

SPAK ka filluar hetimet për pasurinë dhe korrupsionin e Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në strukturën e posaçme anti-korrupsion dhe hetimet …