Kremlini zyrtar nuk do të rrijë duarkryq përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara

Duke folur nga Finlanda, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryetari i Rusisë, Vladimir Putin  iu përgjigj interesimit të medieve në lidhje me bllokun e ri të sanksioneve amerikane që kaluan në Dhomën e Përfaqësuesve. “Do të duhet të shohim tekstin final të këtyre sanksioneve dhe më pas të marrim një vendim. Por ne nuk mund të rrijmë duarkryq. Po na sos durimi dhe do të duhet të hakmerremi ndaj arrogancës amerikane”, sanksionet e reja amerikane janë “ekstremisht cinike”. Paketa e re e sanksioneve e Uashingtonit synon të godasë Moskën për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale amerikane, e po ashtu edhe Korenë e Veriut dhe Iranin për programet e tyre të raketave ballistike dhe bërthamore.  Por Amerikën kësaj radhe nuk do ta përkrahë Bashkim Europian, ka thënë Jean Claude Juncker.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …