300 pjesëtarë të Forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës hyjnë në Maqedoni

300 pjesëtarë të Forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës hyjnë në Maqedoni

Në gjashtë karvane me nga 20 automjete luftarake sot në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni do të hyjnë 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me Armatën e Republikës së Maqedonisë “DRAGOON GUARDIAN 17”. Ekspertët e sigurisë thonë  se ardhja e konvojit të ushtrisë amerikane, nuk është thejshtë për pjesëmarrje në stëritjen ushtarake, por ka edhe domethënie simbolike dhe paraqet porosi të qartë se Amerika nuk do të lejojë shtrirjen e ndikimi rus në Maqedoni. Në Kumanovë pas pjesës zyrtare të fillimit të stërvitjes e cila do të zhvillohet në Poligonin e Armatës “Krivollak” si dhe në disa qytete në Maqedoni do të prezentohen një pjesë e automjeteve ushtarake amerikane. Në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, nesër e pasnesër automjetet do të prezentohen në Shkup, Shtip dhe Veles me ç’rast përmes interaksionit të popullatës lokale krahas prezentimit do të realizohen sesione të fitnesit si dhe gara për fëmijë. Më 31 gusht në Krivollak do të mbahet Ditë e hapur për mysafirë të lartë dhe media. Më 3 dhe 4 gusht vazhdojnë aktivitetet me bashkëpunimin civilo-ushtarak në Strumicë dhe Strugë ku krahas prezentimit të pajisjes do të mbahet edhe ndeshje futbolli midis pjesëtarëve të dy armatave me klubin lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …