Ismail Morina i njohur me pseudonimin“Ballisti” shumë shpejt mund të përfundoj prapa grilave në burgun e Serbisë. Ai është arrestuar kohë më parë në Dubrovnik nga policia e kroate në bazë të fletë arrestit të Serbisë të bërë nëpërmjet interpolit. Mediet në Shqipëri njofton se gjykata e Shkallës së Parë të Dubrovnikut ka marrë vendim për ekstradimin tij në Serbi. Familjarët e Ismail Morina janë duke bërë përpjekje maksimale për ta parandaluar ekstradimin e djalit të tyre në serbi dhe për këtë qëllim kanë kontaktuar me zyrtar të lartë të zyrës së presidentit së Shqipërisë, Ilir Meta, me Ministri e Punëve të Brendshme, Dritan Demiri por nuk kanë marrë ndonjë sinjal se do të angazhohen për ta parandaluar ekstradimin e tij. Rreth dy vite më parë, gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, Ismail Morina i njohur me pseudonimin“Ballisti” me anën e një droni kishte afishuar mbi stadium hartën e Shqipërisë etnike me mbishkrimin Autochtonus dhe heronjt kombëtar, Ismal Qemali dhe Isa Boletini.
