Brickos

PDK-ja

PDK: Vetëvendosja po i vjelë tenderët milionësh në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot ka vazhduar denoncimin publik të “klientelizmit familjar dhe partiak në Komunën e Prishtinës, e cila qeveriset nga Shpend Ahmeti, ku thuhet se miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me Vetëvendosjen”. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka falënderuar qytetarët e Prishtinës për furnizimin e vazhdueshëm me dëshmi për, siç thotë ai, “rrjetin e krimit dhe korrupsionit në administratën e Prishtinës”. “Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm se qeverisja e Shpend Ahmetit dhe bandat kriminale të Vetëvendosjes i kanë zhvatur gjatë këtyre 4 vjetëve. Janë të vetëdijshëm se partia Vetëvendosje e ka kthyer Komunën e Prishtinës në servis partiak, ku shpërblehen në mënyrë të kundërligjshme grupet vandalizuese dhe frymëzuesit e militanëve të tyre për sulme ndaj institucioneve”, ka thënë Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …