Vazhdon edhe sot procesi i regjistrimit fakultativ të deputetëve të

Vazhdon edhe sot procesi i regjistrimit fakultativ të deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Vazhdon edhe sot procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i atyre që kanë mbetur pa u regjistruar nga java e kaluar. Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit. Regjistrimi është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit, ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e banimit dhe CV-ja. Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin. Mospërfillja i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …