Brickos

Rreth 500 puçistë turq janë sjellë para gjyqeve, në Turqi lidhur me grusht-shtetin e dështuar një vit më parë

Rreth 500 puçistë turq janë sjellë para gjyqeve, në Turqi lidhur me grusht-shtetin e dështuar një vit më parë

Rreth 500 turq të arrestuar një vit më parë  janë nxjerrë  sot para gjykatave  në Turqi, me akuzat për përfshirje në përpjekjet  e dështuara për grushtshtet. Ky është gjykimi më masiv deri më tash, rreth puçit të dështuar kundër kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Disa nga 485 të dyshuarit përballen me burgim të përjetshëm për krime që përfshijnë vrasje apo tentim për të vrarë Erdoganin. Sipas qeverisë, organizatorët e grushtshtetit të dështuar, e kanë shfrytëzuar si selinë e tyre, zonën afër bazës ajrore Akinxhi, në veri të Stambollit. Kleriku fetar, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e akuzon për organizimin e puçit të dështuar, është përmendur si i pandehuri kryesor në këtë rast dhe do të gjykohet në mungesë. Ai i mohon këto akuza dhe hedh poshtë ndonjë përfshirje në këtë ngjarje. Ky është vetëm një nga dhjetëra gjykimet që do të mbahen në Turqi rreth tentimeve të dëshuara për grushtshtet, nga të cilat janë mbytur 250 persona, në korrik të viti 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …