Agim Veliu: Në koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje duamë të hyjmë si të barabartë dhe jo të nënshtruar

LDK-ja nuk do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryeministër dhe për kryeparlamentar

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pas mbledhjes së Kryesisë, tha se ishte  diskutuar për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës që mbahet më 3 gusht dhe ripërsëriti qëndrimin, se LDK nuk do t’i votojë kandidatët e PAN-it për kryeministër dhe për kryeparlamentar. Veliu ka deklaruar se LDK nuk do të hyjë në koalicion as me Vetëvendosjen, pasi formimi i institucioneve u takon dy partive fituese, PDK-së dhe Vetëvendosjes. Ai tha se deputetët e LDK-së janë unikë në qëndrimin e tyre për të mos votuar kandidatin për kryeministër dhe kryeparlamentar të propozuar nga PAN-i.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte …