Kurti: Jemi në proces zgjedhor të brendshëm, për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet lokale

Kurti: Jemi në proces zgjedhor të brendshëm, për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet lokale

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar në Facebook se “jemi në proces zgjedhor të brendshëm, për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet lokale”. “Raportet prej institucioneve e organizatave ndërkombëtare e përmendin vazhdimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! si subjektin më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit. Kjo mbase nuk është diçka për t’u mburrur, pasi garën për transparencë e fitojmë lehtë, duke patur parasysh me cilët garojmë. Por, themeli i secilës transparencë, dhe kushti i domosdoshëm i saj, është mekanizmi i votimit të brendshëm. Subjekti ynë ka pasur zgjedhje të brendshme dhe mbledhje të forumeve vendimmarrëse siç janë Këshillat e Qendrave apo Këshilli i Përgjithshëm, më shpesh se cilido subjekt, jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin. Ne e pyesim shpesh dhe vazhdimisht anëtarin tonë se ç’mendon dhe si duhet të jenë politikat tona. Tek ne nuk ka parashutistë, trampolina dhe produkte të kulisave byrokratike “me urdhër nga lart”. Këto kohë jemi në proces zgjedhor të brendshëm, për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet lokale. Unë votova në Prishtinë, ku ka nisur ndryshimi i madh për Kosovën, e ku do të konfirmohet ky ndryshim edhe në zgjedhjet e tetorit. U uroj gjithë anëtarëve të Lëvizjes, votim të mbarë në qendrat e tyre, zgjidhni kandidatët më të mirë për kryetarë e asambleistë, që në krejt Kosovën ta shtrijmë konceptin zhvillimor dhe anti-mafioz që e kemi nisur në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …