Në fshatin Gllarevë të Klinës sot kanë filluar gërmimet për persona të pagjetur të luftës

Në fshatin Gllarevë të Klinës sot kanë filluar gërmimet për persona të pagjetur të luftës

Në fshatin Gllarevë të Klinës sot kanë filluar gërmimet për persona të pagjetur të luftës së fundit. Një person i vdekur është eksumuar sot, i cili sipas ekspertizës po dyshohet se është i luftës së fundit. Sipas Prenkë Gjetajt, i gjeturi ishte i varrosur në mënyrë klandestine dhe me rroba. Ai tha se ende nuk është identifikuar i vdekuri. Sipas tij, një javë më parë një banorë i këtij fshati gjatë punimeve për një kanal të ujësjellësit ka hasur në eshtra të njeriut, i cili ka njoftuar autoritetet përkatëse dhe për këtë komisioni për të pagjetur sot ka organizuar gërmimet për hulumtime të tjera në këtë lokacion.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Të paktën 64 rrugë ilegale të kalueshme në veri të Kosovës, vazhdon kontrabanda e mallrave

Të paktën 64 rrugë alternative që lidhin veriun e Kosovës me Serbinë vazhdojnë të jenë …