Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi paraditen e së hënës se situata e zjarreve në vend është dramatike për shkak të situatës klimaterike me temperatura të larta dhe mungesë reshjesh. “Është situatë dramatike jo vetëm për Shqipërinë, por për Europën mbarë. Situata klimaterike është jashtë normales për shkak të temperaturave tejet të larta dhe reshjeve pothuajse ineksiztente. Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria po angazhohet maksimalisht për ta përballuar këtë situatë”, tha Kodheli. Ministrja shtoi se “operacionet janë zhvilluar në 9 qarqe dhe janë angazhuar 2750 forca ose 1/3 e të gjithë forcës sonë të armatosur”. Në fund, Kodheli bëri një thirrje edhe për të gjithë qytetarët: “Kjo situatë e vështirë ka bërë që shtete të fuqishme si Franca e Portugalia të kërkojnë ndihmë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në përballimin e situatës. I bëj thirrje edhe që të mos e krijojnë situatën. Operacionet kanë kushtuar mbi 30 milionë lekë, që janë para’ taksapaguesish. Duhet t’i ruajmë pemët e kullotat, ndaj ju lutem që ta shtojmë kujdesin bashkarisht”.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …