OVL e UÇK-së

Me një varg manifestimesh, më 10 korrik 2017 shënohet Dita e dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në Kaçanik

OVL e UÇK-së, dega në Kaçanik dhe autoritetet e  komunës, më 10 korrik 2017 me aktivitete tematike e përkujtimore shënojnë 19 vjetorin e rënies heroike të Komandantit, Agim Bajrami dhe  bashkëluftëtarëve: Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca. 10 korriku shënon edhe ditën e  Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik.

Në orën 10:00 fillojnë vizitat te Monumenti i Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca në fshatin Gabrricë.

Në orën 10:45 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave të Dëshmorëve, dhe homazhe te shtatoret e komandantëve: Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi si dhe te pllakat e veprimtarëve të çështjes kombëtare” Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka.

Në orën 11:30, Akademia përkujtimore, për dëshmorët e Brigadës 162, Agim Bajrami  mbahet në  Pallatin e  Kuturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …