Shpend Ahmeti emëron drejtorin e administratës, Muhedin Nushin nënkryetar të Prishtinës

Shpend Ahmeti emëron drejtorin e administratës, Muhedin Nushin nënkryetar të Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se në vend të Dardan Sejdiut i cili është zjedhur deputet, tashmë ka emëruar nënkryetarin e ri të Prishtinës, Muhedin Nushi. Ahmeti njoftoi se Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në digjitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. “Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam emëruar z.Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës. Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në digjitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës. Kam kënaqësinë që këto vite kam punuar me një njeri si Muhedinin dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin në shërbimin tonë për qytetarët e Prishtinës. Falënderoj Dardanin për arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013. Ka qenë kryetar po aq sa edhe unë, duke e mbajtur një pjesë të madhe të barrës në përgjegjësitë tona në komunë. Dardanit i uroj sukses në Kuvend, duke ditur se atje do të jetë përfaqësues i denjë i komunës tonë dhe përfaqësues i qëndrimeve të Lëvizjes duke vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe luftën për zhvillim të Republikës tonë”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …