leoni

Luftëtari i UÇK-së, Anton Lekaj, ka përfunduar vuajtjen e dënimit për 13 vjet në burgjet e Serbisë

Luftëtari i UÇK-së, Anton Lekaj, ka përfunduar vuajtjen e dënimit për 13 vjet në burgjet e Serbisë

Luftëtari i UÇK-së, Anton Lekaj ka përfunduar dënimin në burgjet e Serbisë.  Anton Lekaj nga Gjakova, në vitin 2005 u dënua më 13 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Beograd për sikur thuhej krime luftë të kryera kundër popullsisë civile në Kosovë, menjëherë pas intervenimit të NATO-s. Lirimin nga burgu të Anton Lekajt e kanë konfirmuar për mediet familjarët e  tij.  Ai ishte arrestuar më 17 gusht të vitit 2004 në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi. Luftëtari i lirisë së Kosovës, Anton Lekaj e ka vuajtur dënimin deri në ditën e fundit. Në aktgjykimin e ngritur nga  gjykata serbe thuhet se kishte vepruar nën komandën e ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …