Sulejman Uglanin

Banorët dhe paria e Sanxhakut kërkojnë të zgjidhet statusi politik i kësaj krahine, e cila administrohet nga Serbia

Këshilli Kombëtar Boshnjak të cilin e kryeson Sulejman Uglanini sot në kryeqytetin  Novi Pazar ka kremtuar 100 vjetorin e Deklaratës së Sjenicës me të cilën ishte kërkuar shkëputja e Sanxhakut nga Serbia. Uglanin sot ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare në zgjidhjen e statusit të përhershëm të Sanxhakut dhe statusin e boshnjakëve në Sanxhak. Deklarata Sjenicës është hartuar në vitin 1917 gjatë pushtimit të Serbisë kur prefektët dhe kryetarët e 12 komunave të Sanxhakut miratuan dokumentin me të cilin nga Austro-Hungaria kërkohej që Sanxhaku të shkëputej nga Serbia e Mali i Zi dhe t’i bashkohej Bosnjë e Hercegovinës.

“Ftoj Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, OSBE-në që të gjejnë mënyrë që popullit boshnjak, që është popull autokton në Sanxhak, i cili i ka të gjitha atribute popullit, ka kulturën e vet, gjuhën, fenë, që ka qenë korpus unik kombëtar me boshnjakët e Bosnjës, të jemi pjesë në zgjidhjen paqësore të krizës jugosllave dhe të rrugës europiane të Serbisë, citon “kurir” i Beogradit të ketë thënë sot Uglanin.

“Ne si popull me vetëdija kombëtare, politikisht të zgjuar dhe të organizuar mirë, duam të kërkojmë mënyrë që të zgjidhim statusin e Sanxhakut dhe të boshnjakëve, ka shtuar ai.

Uglanin nga bashkësia ndërkombëtare pret të ndihmojë në çështjen e zgjidhjes afatgjate të statusit të Sanxhakut dhe të statusit të boshnjakëve si popull autokton në Sanxhak e që aktualisht e bën minoritetin shumicë në Serbi e Mal të Zi, ka thënë ai duke nënvizuar se asi popull ka qenë etnikisht i vrarë, i dëbuar dhe i ndjekur . “Në mënyrë europiane mendojmë, në mënyrë evropiane jetojmë, në mënyrë evropiane punojmë dhe aktivisht jemi të përfshirë në të gjitha integrimet europiane dhe euroatlantike”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …