Lista serbe

Lista serbe kushtëzon koalicionin PAN me tri ministri një zëvendës-kryeministër dhe dy komuna të reja

Portali në gjuhën serbe “Blic”  bën të ditur se në këmbim të mbështetjes së koalicionit PDK-AAK-NISMA, Lista Serbe do të kërkojë postin e zëvendës-kryeministrit dhe tri ministri. Në qeverinë e fundit Lista Serbe kishte një zëvendës-kryeministër dhe dy ministra, ndërsa tani kërkon një zëvendës-kryeministër dhe tre ministra. Me shumë gjasa serbëve do t’u takojnë Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria për Komunitete dhe Kthim, si dhe Ministria e re e Bujqësisë. Kusht tjetër i Listës serbe do të jetë implementimi i marrëveshjes së  Brukselit për të cilën janë dakorduar të dyja palët pjesëmarrëse në bisedime, si dhe formimi i dy komunave të reja me shumicë serbe, njëra në Prilluzhë-Plemetin dhe e  dyta Gora, me shumicë gorane myslimane.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …