Brickos

Sot me nderime të larta shtetërore dhe me pjesëmarrje të mijëra qytetarëve u varros, ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Sot me nderime të larta shtetërore dhe me pjesëmarrje të mijëra qytetarëve nga vendi e më gjerë u varros, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Fillimisht u  mbajt Mbledhja Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë personalitete të larta shtetërore dhe politike të Kosovës. Në orën 16:30  është kryer Ceremonia e varrimit, në vendlindjen e tij në  varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës. Bajram Rexhepi ka  ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Ai ka qenë mjek në Zonën Operative të Shalës gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Pas luftës për një kohë ishte kryetar i komunës në Vushtrri, pastaj kryeministri i parë i Kosovës së lirë më vonë edhe Ministër i Brendshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …