Bahtiri: AKR-ja ka marrë vendim që mos të bëjë koalicion me PAN-in

Agim Bahtiri thotë se AKR-ja ka marrë vendim që mos të bëjë koalicion me PAN-in, por e demanton Fatmir Matoshi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, njëherësh nënkryetar i AKR-së, ka bërë të ditur se kjo parti mbrëmë ka vendosur që të mos bëjë koalicion me PAN-in. Ai në rrjetin social ka shkruar se do të rikandidojë për pozitën e të parit të Komunës së Mitrovicës, ku sipas tij, fitorja do të jetë e pakontestueshme dhe për këtë e ka përkrahjen e familjës se tij.

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së AKR-së, Fatmir Matoshi, ka demantuar Agim Bahtirin, i cili sot tha se AKR-ja ka marrë vendim që të mos hyjë në koalicion me PAN-in. “AKR-ja ka një vendim që kërkon  zhbllokimin e  situatës  dhe për t’u gjetur zgjidhje. Dhe ende nuk kemi gjetur zgjidhje. Nuk ka asnjë vendim tjetër”, ka thënë Matoshi për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci pas takimit me gjeneralët amerikanë: SHBA – partnere strategjike dhe mike e përhershme e Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim dy përfaqësues të …