leoni

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari: Ky është vendim ka qenë më i vështiri për mua dhe familjen Jashari që nga paslufta

Bekim Jashari: Ky është vendim ka qenë më i vështiri për mua dhe familjen Jashari që nga paslufta

Bekim Jashari tash edhe zyrtarisht është kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt. Ai ka folur për herë të parë publikisht për kandidaturën e tij për të cilën ka thënë se është njëri ndër vendimet më të vështira për të dhe familjen e tij që nga paslufta dhe deri më sot. Ai u është drejtuar gjithë kombit shqiptar e veçanërisht qytetareve të Skenderajt duke zotuar së do të jetë në shërbim të tyre. Gjithashtu ai e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për mos t’i venë kundër kandidat në këtë komunë.

“Të dashur vëllezër e motra, të dashur qytetarë te Skenderajt, dhe po ashtu vëllezër e motra shqiptar kudo qe jeni,  këto ditë qe lamë pas kanë qenë ditët me të vështira për mua dhe familjen time, ndoshta që nga pas lufta e deri më sot, por duke i parë zhvillimet e ditëve që lamë pas, e posaçërisht kërkesën e qytetarëve qe unë të dalë për të parin e komunës tonë, mora guximin dhe vendosa që të dalë si kandidatë i pavarur për kryetar të qytetit tonë. Ky vendim nuk ka qenë fare i lehtë, përkundrazi ka qenë një nga vendimet me të vështira deri me sot.  Prandaj unë kërkoj nga të gjithë ju qytetarë të Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo që ata janë sot të me kuptojnë drejt për vendimin e marrë. Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari, Të dashur qytetarë te Skenderajt pa dashur të hyjë me thellë se si do te përfundojnë zgjedhjet e 22 tetorit,  Unë prapë do jem siç kamë qenë ne shërbim të vendit tim.  Dhe krejt ne fund me lejoni qe ta përshëndes vendimin e Partisë Demokratike për mos vënien e kandidatit për kryetar në komunën tonë”, ka shkruar Bekim Jashari në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …