Filloj asfaltimi i rrugës Moronica në Junik

Pas asfaltimit të rrugëve sekondare në lagjen Gacaferi të komunës së Junikut, komuna ka vazhduar me asfaltimin edhe të rrugës Moronica, kjo po bëhet në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në tërë territorin e komunës së Junikut, me qëllim që të ju lehtësohet sa më shume lëvizja e qytetarëve të kësaj komune. Për ti pa punimet në këtë rrugë kishte dalë edhe kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ai me këtë rast i ka uruar qytetarët për këtë rrugë dhe ju ka premtuar se Komuna e Junikut do të vazhdoj edhe më tutje në realizimin edhe të shume projekteve tjera infrastrukturore dhe projekteve të tjera në të mirë të qytetarëve të sajë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …