Albena Reshitaj

Reshitaj: Qëllimi i reflektimit është që të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare, por nuk kemi marrëveshje me PAN-in!

Spekulimet dhe shkrimet e disa mediave se AKR-ja ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN dhe se tashmë ka marrë edhe pjesën e vet në Qeverinë Haradinaj është  demantuar nga Albena Reshitaj, nën- kryetare e kësaj partie. Ajo ka thënë së nuk kemi marrë asnjë vendim  lidhur koalicionin me ndonjë subjekt tjetër politikë, por qëllimi i reflektimit është që të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare.

“Të nderuar qytetarë. Shkrimet e portaleve se kinse ne si AKR, sot kemi bërë marrëveshje me Koalicionin PAN, dhe “ është ndarë hisja dhe pushteti qeverisës “ siç e quajnë ato, janë të ulëta dhe të pavërteta. Dua të ju informoj, se ne jemi në koalicion me LDK-në dhe Alternativën. Nuk kemi marrë asnjë vendim për ndonjë marrëveshje me ndonjë subjekt apo koalicion tjetër. Qëllimi i reflektimit tonë, është që të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Aktivisti i LDK-së nuk shkeli rregullat zgjedhore, veprimi i Sveçlës është i papranueshëm

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka vlerësuar se aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është …