Qeveria e Holandës e ndihmon Forcën e Sigurisë së Kosovës me një donacion në vlerë mbi 22 mijë euro

Qeveria e Holandës e ndihmon Forcën e Sigurisë së Kosovës me një donacion në vlerë mbi 22 mijë euro

Me rastin e pranimit të një donacioni nga Qeveria e Holandës, ministri në detyrë i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë pritur sot në një takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi. Ministri Demolli dhe gjeneral Rama me këtë rast e njoftuan ambasadoren holandeze me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së. Nga ana e saj, diplomatja Willems premtoi se do të angazhohet për thellimin e  bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.  Pas takimit në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të Qeverisë së Holandës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë mbi 22 mijë euro. Donacioni ka të bëjë me makina qepëse të trikotazhit dhe tapiceri me materiale përcjellëse të mirëmbajtjes. Trajnimin profesional për përdorim të këtyre makinave, të pjesëtarëve të FSK-së, e ka mundësuar Qeveria e Gjermanisë përmes Forcave të Armatosura të saj. Dorëzimin e këtij donacioni e bëri ambasadorja e Holandës Gerrie Willems, ndërsa atë e pranoi ministri Demolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …