Brickos

Bekim Jashari: Emrin e familjes Jashari nuk do ta njollosim me asnjë parti politike

Bekim Jashari: Emrin e familjes Jashari nuk do ta identifikojmë me asnjë parti politike

Bekim Jashari, djali i dëshmorit Hamëz Jashari, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit ka vendosur t’i futet politikës, duke garuar kështu si i pavarur për kryetar të Skenderajt, ka thënë se familja e tij nuk do që të identifikohet me asnjë parti politike. Jashari ka mirëpritur vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për të përkrahur kandidimin e tij, por se ka shtuar se  pavarësisht se në dhjetë vitet e fundit ka pasur oferta nga shumë parti politike, emri i familjes Jashari nuk do të identifikohet  me asnjë prej tyre. “Siç e dinë Skenderaj është bastion i PDK-së por unë dua t’i falënderoj zyrtarët e kësaj partie. Ofertat kanë qenë në dhjetë vitet e fundit nga shumë parti si në ato lokale ashtu edhe në qendrore por emri i familjes Jashari nuk do ta rreshtojmë  në asnjë parti politike”, ka thënë Jashari për Televizionin 21.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …