leoni

Agjencia për Menaxhim e Emergjencave e MPB-së bashkërisht me KFOR-in sot e mbajnë ushtrimin fushor “Mascal” në aeroportin e Gjakovës

Agjencia për Menaxhim e Emergjencave e MPB-së me KFOR-in mbajnë ushtrimin fushor “Mascal” në Aeroportin e Gjakovës

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si koordinator qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i dhe pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasojë ka lëndime në masë. Njoftohet se ky ushtrim do të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor. Ushtrimi do të mbahet sot në Aeroportin e Gjakovës dhe do të fillojë në orën 9:00

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …