Liderët e opozitës në Shqipëri, Basha e Kryemadhi reaguan pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama

Lulzim Basha e Monika Kryemadhi reaguan pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama

Menjëherë pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama, kanë ardhur reagimet e para nga dy liderët kryesorë opozitarë në vend, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, deri dje kundërshtarë të fortë kundër njëri tjetrit  Si asgjë të re dhe vetëm si vazhdim dhe thëllim i të keqes e ka vlerësuar Basha kabinetin e ri qeveritar. Për Lulin janë të papranueshëm, Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë.

Ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila e ka vënë në diskutim, forcën e re qeverisëse, sepse sipas saj kjo qenka ‘Qeveria e re’ e kryeministrit të vjetër, duke anashkaluar faktin se në bashkëqeverisje me të, ajo me burrin e saj, Ilir Meta,   kanë ngitur piramida të fitimeve përrallore nga paraja e korupsionit. Duke qenë se ka mbetur në opozitë, zonja Kryemadhi çirret kundër Ramës, pavarësisht se burrit të saj pikërisht Edi Rama me socialistët e tij ia kanë siguruar postin e kryetarit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …