Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe ku do të flasë për situatën politike në Kosovë

Thaçi: E tërë shoqëria duhet të angazhohemi për çështjen e të pagjeturve

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka shprehur përkushtimin që çështja e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë të zbardhet. Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, Thaçi ka thenë se të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohen sa më shumë në këtë çështje. Ai ka theksuar së në të gjitha instancat do të vazhdoj të kërkoj zbardhjen e fatit të pagjeturve.

“Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve na kujton edhe një herë dhimbjen që ndiejnë familjarët, por edhe e tërë shoqëria, nga kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur. Na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë. E tërë shoqëria duhet të angazhohemi sa më shumë që kjo çështje të mbyllet sa më parë. Unë mbetem i përkushtuar dhe në çdo instancë vazhdoj të kërkoj që çështja e të pagjeturve në Kosovë të zbardhet, për secilën familje, dhe kjo plagë të mbyllet. E përkrahi çdo iniciativë, në Kosovë dhe në botë, që synon të fuqizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që lufton praktikat e abuzimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që rezultojnë me zhdukjen e personave. Të gjithë duhet të gëzojnë të drejtën për drejtësi dhe për të ditur”, ka shkruar kryetari Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …