KQZ bënë të ditur se është duke punuar intensivisht me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve nga jashtë vendit

KQZ ka certifikuar 91 subjekte politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar për zgjedhjet komunale të 22 tetorit 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, derisa lexoi të gjithë kandidatët për kryetar të komunave dhe listën për kandidat për kuvende tha se rekomandohet që të gjitha për certifikim. Afati për ankesa fillon nga ora 16 edhe kur bëhet publikimi i listave në web faqe dhe zgjatë 24 orë. KQZ-ja duke u mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Zgjedhjet Lokale ka pasur afat deri nesër që të përmbyllë procesin e certifikimit të subjekteve politike të cila kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet lokale. Kurse tërheqja e shortit për numrat rendor të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale do të bëhet më 6 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …