Në Gjonaj të Hasit, zbulohet busti i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Reshat Çoçaj

Mos konstituimi i Kuvendit lë pa paga mbi 33 mijë veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Numri i madh i veteranëve të luftës është diskutuar sot edhe në mbledhjen e Qeverisë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi shprehu shqetësim sa i përket pagesës së veteranëve. Sipas Kamberit ka mungesë të mjeteve në shumë prej 4 milion eurove për këtë muaj. “Deri më tani nuk kemi mundur të bëjmë pagesën e pensioneve për 33 mijë e 141 përfitues të këtij pensioni, për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk ka mund të bëjë rishikimin e buxhetit. Kërkoj ndihmën tuaj që bashkërisht të gjejmë një zgjidhje për këtë problem”, tha Kamberi.

Ndërsa kryeministri në detyrë tha se sot kanë një takim me përfaqësues të veteranëve. Por sipas tij ata nuk janë fajtor për situatën në të cilën kanë ardhë sepse ky është problem i rishikimit të buxhetit. “Të gjitha mundësitë ligjore do t’i trajtojmë. Por ajo që është e sigurt është se veteranëve nuk do t’u humbin pensionet por veç mund të prolongohet, të shtyhet pagesa e tyre”, tha Mustafa. Ai ka theksuar se nuk është në rregull që individë dhe familje që iu takon kjo ta paguajnë koston e ngecjeve të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …